Vende

Shqipëria e “harruar” e vitit 1921


Në Muzeun Etnografik të Gjenevës, janë të paraqitura disa fotografi të Shqipërisë së vjeter të vitit të larget 1921. Fotot janë realizuar nga antropologu zvicerian Eugene Pittard-i dhe bashkëshortja e tij, Noëlle Roger (Helene Dufour), përgjatë udhëtimeve që kanë kryer në viset shqiptare asokohe.

Pittard-i ishte i njohur për angazhimin e tij në vitin 1920 për njohjen e Shqipërisë si komb. Ai u caktua Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shqipërisë në Gjenevë dhe mori pjesë në punimet e Konferencës së Paqes në Paris, 1919-1920, për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në vendosjen e kufijve të rinj të Evropës.

Gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Dhe më 4 tetor 1921, në Tiranë, ai themeloi Kryqin e Kuq Shqiptar, nga i cili u bë përfaqësuesi zyrtar në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gjenevë.

1-Tiranë – Qendra e vjetër

2-Tiranë – Xhamia e Sulejman Pashës.

3-Tiranë – Kalaja e Petrelës.

4-Lushnje – Shtëpia e Kongresit.

5-Berat.

6-Himarë.

7-Leskovik.

8-Elbasan – Xhamia e Nezir Beut.

9-Durrës – Pallati i Princ Vidit.

10-Durrës – Kalaja.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore