
Raporti më i fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi rritjen ekonomike në kushtet e luftës në Ukrainë, e lë Shqipërinë si vendin me rritjen më të ulët ekonomike në rajon, të parashikuar për vitin 2022 dhe ndër më të ulëtat sa u përket gjithë vendeve në zhvillim në Evropë.
Parashikimi i mëparshëm për rritje, shkonte në 4.5% për vitin 2022. Mirëpo, në parashikimin e fundit nga FMN, ajo pritet të jetë vetëm 2%.
Të vetmet vende me rritje më të ulët, pritet të jenë ato shumë pranë konfliktit në Ukrainë.
Vetë Ukraina mendohet se do të pësojë një rënie ekonomike prej 35% për shkak të luftës. Rusia agresore, nga ana tjetër, do të ndalet në minus 8.5%.
Në shifra negative radhitet edhe Bjellorusia me minus 6.4%. Teksa, Moldavia mbyll radhitjen e vendeve me rritje më të ulët se Shqipëria, me vetëm 0.3%.
Sa u përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi do të shohë rritjen më të madhe ekonomike, me 3.8%. Në 3.5% rritje ndalet Serbia dhe Maqedonia e Veriut në 3.2%.
Kosova do të shohë rritje me 2.8%, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina me 2.4%.
Pra, ndër vendet e rajonit, Shqipërinë e lënë pas të gjithë.
Parashikime jo shumë optimiste nga FMN vijnë edhe sa u përket viteve të ardhshme, ku viti pasues projektohet me rritje 2.8% nga organizata ndërkombëtare.
Në vitin 2027, ndërkaq, projeksioni shkon në 3.4% rritje ekonomike vjetore.
Lufta në Ukrainë ka goditur fort jo vetëm rajonin, por gjithë botën, duke ngadalësuar rimëkëmbjen e post-pandemisë COVID-19 në tërësi dhe duke goditur mbi të gjitha vendet me ndikim të vogël ekonomik në botë.
Në terma të gjerë, asnjë vend i rajonit nuk do ta kalojë rritjen vjetore me 3.5% deri në vitin 2027, kur pritet në varësi të kushteve të luftës të ketë përmirësim të ekonomisë evropiane.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike