Shqipëria

Shqipëri-Turqi: Nënshkruhet marrëveshja për shtëpitë gjirokastrite dhe beratase


Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Gjirokastër Ministrin e Kulturës të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, për të nënshkruar një marrëveshje mbi restaurimin e shtëpive monument kulture në Gjirokastër dhe Berat.

Të pranishëm për nënshkrimin e marrëveshjeve kanë qenë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“U nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm”, shkruan Rama në Facebook.

“Këto, në fushën e turzimit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë dhe luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore