Shqipëria

Shqipëri: Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit për prokurimet publike


Kuvendii i Shqipërisë, ditën e hënë, më 22 shkurt, gjatë seancës plenare ka rrëzuar dekretin e propozuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas njoftimit zyrtar ligji nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, me 86 vota kundër, 11 pro dhe 11 abstenime, u hodh poshtë dekreti i presidentit nr. 11.942, datë 27.01.2021.

Në deklaratën e Metë-s, ky ligj cënon konkurrencën e lirë, favorizon kompanitë e lidhura me pushtetin dhe shpërdorimin publik.

Meta deklaroi se ligji i miratuar nga Kuvendi binte ndesh me parimet Kushtetuese, prandaj kërkoi rishqyrtim për transparencë në procedurat që lidhen me prokuimin me fonde publike.

Sipas tij në rastin se do të respektoheshin këto rregulla, ligji do të garantonte efektivitet, efiçience dhe mirëpërdorim i fondeve.

Gjatë seancës plenare u miratuan katër projektligje dhe pesë projektvendime.

Javën e kaluar Kuvendi ka rrëzur dy dekrete të presidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore