Shqipëria

Shqipëri: 12 humbje jete dhe 1088 raste të reja nga Covid-19


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), bëri me dije, ditën e dielë, më 14 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 12 humbje jete, për shkak të Covid-19.

Shtatë qytetarë janë nga Tirana, një qytetar nga Durrësi, një qytetar nga Lezha, një qytetar nga Elbasani, një qytetar nga Vlora, një qytetar nga Lushnja, përkatësisht të moshave 35-78 vjeç.

Janë kryer 3 mijë e 885 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 88 qytetarë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56 mijë e 764 që nga fillimi i epidemisë.

MSHMS-ja, i ka bërë apel qyetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-Covid. Të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë distancimin fizik, të kujdesen për higjienën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore