Familja

Shprehja e ndjenjave në ambientet e punës, ‘penalizuese për… gratë’


Shfaqja e emocioneve të ndryshme në ambientin e punës, mund “t’ju penalizojë” ose “t’ju bëjë më të fortë”.

Ky është përfundimi i studiuesve.

Sipas tyre, jo të gjitha shfaqjet e emocioneve trajtohen në mënyrë të barabartë.

Në çdo zyrë ka norma sociale të pathëna rreth asaj se si pritet të ndihen punonjësit në një situatë të caktuar dhe si duhet t’i shfaqin ata ndjenjat.

Për shembull, kur një koleg njofton se është i fejuar, “rregullat” diktojnë që ju të shfaqni ndjenjën e lumturisë.

Në një rast tjetër, kur shefi juaj thotë se ekipi sapo humbi një llogari, ndjenja e duhur mund të jetë zhgënjimi apo edhe zemërimi.

Zhgënjimi i lidhur me punën shpesh tolerohet, veçanërisht nëse shoqërohet me fokusin në gjetjen e një zgjidhjeje.

Hendeku gra-burra në mjediset e punës

Më tej, ekspertët shpjegojnë se ekziston një hendek mes grave dhe burrave.

“Gratë, në një mjedis profesional, mund të perceptohen si luftarake dhe se shpesh flasin me tone të larta”.

Nga ana tjetër, burrat sillen “këmbëngulës”, apo edhe si një “lider”.

Përveç kësaj, ka gjithashtu një mospërputhje racore.

Të dhënat sugjerojnë se kur punëtorët me ngjyrë shfaqin emocione, ndjenjat e tyre mund të shkaktojnë një përgjigje të ndryshme në krahasim me punëtorët e bardhë, që shfaqin të njëjtat emocione.

Kjo i detyron punonjësit e BIPOC të vetë-monitorojnë në vendin e punës, për t’u mbrojtur nga kolegët që interpretojnë gabimisht emocionet e tyre, në një mënyrë që ndikon negativisht në karrierën e tyre – duke rritur ndjeshëm ngarkesën e tyre emocionale.

Përgjatë viteve, studime të shumta kanë treguar se si rregullat për shprehjen e ndjenjave janë ndryshe për burrat dhe gratë.

Përfundimi i qëndrueshëm: njerëzit i gjykojnë emocionet, si: zemërimi, trishtimi dhe zhgënjimi shumë më ashpër kur shfaqen nga një grua sesa nga një burrë.

Studiuesit kanë zbuluar se gratë, që qajnë në punë, mund të shihen si të dobëta ose joprofesioniste, ndërsa njerëzit supozojnë se burrat kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm pas lotëve.

Në mënyrë të ngjashme, burrat që shfaqin zemërim shpesh mund ta përdorin atë si një mjet efektiv menaxhimi për t’u dukur të aftë, ndërsa gratë shihen si të paaftë apo edhe të mprehta.

Pjesëmarrësve në studim iu kërkua të jepnin një vendim dhe të vlerësonin kompetencën e avokatëve.

Gjyqtarët meshkuj të zemëruar morën pikët më të larta, kurse femrat në gjyq të zemëruara iu dhanë ato më të ulëtat.

Për më tepër, studentët ua atribuuan zemërimin e grave gjendjes së tyre emocionale, por zemërimin e burrave ia atribuuan vetë situatës.

Efekti gjithëpërfshirës i mënyrave të ndryshme të zbatimit të rregullave të ndjenjës për punonjësit e BIPOC rrit presionin emocional mbi ta.

“Të gjithë të anketuarit folën se i mësuan rregullat, duke parë njerëzit e tjerë të përjetonin peshën kryesore të këtyre rregullave ose ta ndjenin vetë atë”, tha Mandala.

“Pra, po mësohej se çfarë nuk duhej bërë sepse njerëzit e tjerë u pushuan nga puna”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore