Pajisje

Shpiket në Finlandë bateria e parë e rërës në botë


Zgjidhja e shpejtë e krizës energjetike duhet të jetë e qëndrueshme.

Duhet të ketë një ekuilibër në rrjetin elektrik dhe se një rritje e papritur e sasisë së energjisë së futur në vetë rrjetin mund të shkaktojë një çekuilibër dhe ndërprerje.

Hidroenergjia siguron që energjia e prodhuar mbi kërkesën të përdoret menjëherë për të pompuar ujin përsëri dhe në kohën e duhur të kthehet në tubacione.

Kurse në raste të tjera, zgjidhja ideale do të ishte një sistem i rikarikueshëm me bateri.

Një akumulim efektiv ndihmon për të ruajtur ekuilibrin në rrjet, duke thithur mbitensionet dhe më pas duke e çliruar atë energji kur është realisht e nevojshme.

Në Finlandën Perëndimore, në një qytet të vogël jo shumë larg nga Tampere, rreth tridhjetë kilometra larg Detit Baltik, ka nga ata që e kanë zgjidhur problemin.

Ata kanë shfrytëzuar karakteristikat befasuese të një materiali natyror dukshëm të varfër si rëra, me cilësi më të ulët minerale.

Startup-i Polar Night Energy në bashkëpunim me një kompani lokale private të energjisë elektrike, ka krijuar një grumbull mbi shtatë metra të lartë dhe katër metra në diametër, duke mbushur një magazinë me 100 tonë rërë.

Sakaq, e kanë lidhur atë me sistemet fotovoltaike të uzinës Vatajankoski.

Është zyrtarisht e para “bateri e rërës” operative në botë.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore