Kosova

Shpërthim me granat dore në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura – s’dihen motivet e sulmit


Vetura e demtuar si pasoje e shperthimit.

Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur rreth orës 7:00 në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë.

Nuk ka pasur njerëz të lënduar, por nga shpërthimi u dëmtuan gjashtë vetura.

Policia po ndërmerr veprimet e tjera për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore