Lajme

Shpërthen minibusi në kufirin Kenia-Somali, gjashtë viktima


Gjashtë persona mbetën të vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur të hënën e 31 janarit.

Sipas zëdhënësit të policisë keniane, një pajisje shpërtheu teksa po kalonte një minibus.

Incidenti tragjik është regjistruar në verilindje të Kenia-s, pranë kufirit me Somalinë.

“Ne patëm një incident këtë mëngjes në të cilin gjashtë persona u vranë në një sulm ndaj një automjeti”, tha Bruno Shioso, zëdhënës i policisë kombëtare, duke shtuar se sulmi ndodhi në orën 07:30 të mëngjesit.

Shtatë persona të tjerë u plagosën “me shkallë të ndryshme lëndimi”, shtoi ai për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

Automjeti me 14 ulëse u përplas me një mjet shpërthyes dhe më pas u sulmua nga armët automatike dhe granatahedhëse.

Kjo, sipas një raporti zyrtar të policisë.

Sulmi ndodhi rreth tetë kilometra nga qyteti i Mandera-s.

Rajoni Mandera i Kenias është skena e bastisjeve përgjatë kufirit me Somalinë.

Në kufi grupi islamik somalist Shabaab kontrollon zona të mëdha rurale.

Zyrtarët kenianë akuzojnë rregullisht Al-Shabaab për këto sulme të kryera në tokën e saj.

Në janar të vitit 2020, lëvizja e lidhur me Al-Qaedan, paralajmëroi se Kenia “nuk do të ishte kurrë e sigurt”.

Javën e kaluar, disa ambasada të huaja (Francë, Gjermani, Shtetet e Bashkuara) paralajmëruan për një sulm të mundshëm terrorist kundër të huajve në Nairobi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore