Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec paraditen e 7 gushtit, ku një bombol gazi ka shpërthyer, duke plagosur rëndë një grua.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Pogradecit, në zonën e njohur si agjencia, në katin e dytë të një pallati.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe Policia, për kryerjen e ekspertizës dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të bombolës.
Ndërkaq, e plagosura është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
Shkon në 37 numri i viktimave nga vala e dytë e shpërthimeve në Liban
-
Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës