Lajme

Shpërndau video me përmbajtje terroriste, burgoset Shakil Chapra


Një video, ku lartësohej terrorizmi islamik në përvjetorin e sulmeve ndaj World Trade Center (Qendra Botërore e Tregtisë), u shpërnda më 11 shtator të vitit 2019, në një grup Whatsapp-i.

Shakil Chapra, 43-vjeçari që shpërndau videon, tanimë gjendet prapa hekurave.

Burri nga Slough dërgoi klipin e liderit të terroristëve nigerian “Boko Haram” në një grup Whatsapp-i.

Anëtarët e grupit me 52 veta gjithashtu uruan njëri-tjetrin “Gëzuar 9/11” gjatë bisedës që u dëgjua nga Gjykata e “Kingston Crown”.

Chapra u burgos për dy vjet e gjashtë muaj, pasi pranoi përhapjen e një publikimi terrorist.

43-vjeçarit iu tha se do të shërbente edhe 12 muaj shtesë.

Çfarë ndodhi?

Policia ra në kontakt me videon e Chapra-s, pasi oficerët kapën telefonin e një personi tjetër në një hetim.

Mesazhet e dërguara nga të tjerët në grupin Whatsapp, ditën që Chapra shpërndau videon përfshinin “është një 18-vjetor i ëmbël”.

Gjykatësi Peter Lodder QC tha se këto ishin “referenca të qarta për 18-vjetorin e sulmeve terroriste në Nju Jork”.

Ai shtoi se po atë ditë, me emrin Abu Haleema, Chapra dërgoi një mesazh, duke thënë “unë do t’ju tregoj nigerianin më gangster”.

Lodder akuzoi Chapra-n se miratoi përmbajtjen e një videoje një minutë e 33-sekondëshe.

Gjykatësi tha se video lavdëronte Boko Haram-in, i cili ka premtuar besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik (ISIS) dhe u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të veprimtarisë së tij terroriste.

Grupi i ndaluar

Videoja e luajtur në gjykatë tregoi se udhëheqësi i Boko Haram dënonte myslimanët e moderuar dhe mbështetësit e demokracisë, përpara se të qëllonte me një mitraloz në ajër.

Gjykatësi Lodder i tha të pandehurit se, më vonë, ai pranoi që video-ja kishte të bënte me rrëmbimin e fëmijëve të shkollës.

Gjatë gjyqit u bë me dije se Chapra iu bashkua grupit të ndaluar al-Muhajiroun (ALM) në vitin 2013.

Ai është filmuar duke u lutur para flamurit të zi të ISIS-it gjatë dokumentarit të Kanalit 4 “The Jihadis Next Door” në vitin 2016.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore