Stil

Shpat Kasapi mirëpret në jetë fëmijën e parë


Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, është bërë baba për të parën herë – lajmin e ka bërë të ditur, e dashura e tij, Selvije Jao.

Përmes një postimi të publikuar në mediat sociale, Jao, ka treguar se dyshja janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Roel.

“Roeli na gëzoj me ardhjen e tij në  jetë”, ka shkruar Jao në postimin e ndarë me ndjekësit e saj.

“Shumë dashuri, shumë lot, shumë gjëra na ndodhën për gjatë këtyre 9 muajve. Uroj me gjithë shpirt që çdo prind ta përjetoj ndjesinë e të pasurit një fëmijë”, ka shtuar ajo.

Por, pa reaguar nuk ka mbetur as vetë ylli i hitit, “Axhamiu”, Shpat Kasapi – kësisoj, ai ka publikuar një fotografi nga ambientet e dhomës së spitalit, pranë Selvijes dhe të porsalindurit të tyre.

Fotografi e publikuar nga Shpat Kasapi në Instagram.

“Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur Roeli ishte ende në zhvillimet e tij të para për të ardhur në këtë botë”, ka shkruar Kasapi.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër”, ka përfunduar ai.

Përndryshe, Shpat Kasapi është mes artistësh më të suksesshëm shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa është i njohur për repertuarin e tij të mbushur me hite.

“Valle kosovare”, “Pa ty s’jetoj” e “Kush të ndau prej meje” janë vetëm disa prej këngëve të publikuara vitë më parë e që u pëlqyen shumë nga audienca shqipfolëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore