
Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës ka përcaktuar edhe nëntë grupet përbërëse të kualifikueseve të Kampinatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeç. Ai ka hapur rrugën drejt finaleve në Sllovaki.
Në eliminatoret e këtij turneu marrin pjesë 53 vende të ndara në shtatë grupe me nga gjashtë skuadra dhe dy grupe me nga pesë të tilla.
Shqipëria U-21 është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.
Kosova U-21 do të jetë pjesë e Grupit D, së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.
Grupet e tjera:
Group A: Itali, Republika e Irlandës, Norvegji, Turqi, Letoni, San Marino;
Group B: Spanjë, Belgjikë, Skoci, Hungari, Kazakistan, Malta;
Group C: Holand, Suedi, Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Gjibraltar;
Group F: Angli, Ukrainë, Serbi, Irland e Veriut, Azerbajxhan, Luksemburg;
Group G: Portugali, Greqi, Bjellorusi, Ishujt Faroe, Andorra;
Group H: Francë, Austri, Slloveni, Bosnja dhe Hercegovina, Qipro;
Group I: Danimark, Çeki, Island, Uells, Lituani.
Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjen e fazës kualifikuese të Europianit U-21 do të nisin në datën 20 mars 2023 dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024-s.
Nëntë fituesit e grupeve dhe tre nënkampionët më të mirë do të kualifikohen drejtpërdrejt në turneun final në verën e 2025 së bashku me Sllovakinë pritëse.
Gjashtë nënkampionët e tjerë do të luajnë për tre vendet e mbetura në finale në nëntor 2024.
Të gjitha skuadrat ruse aktualisht janë pezulluar nga garat e UEFA-s deri në një njoftim të mëtejshëm në përputhje me vendimin e marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 28 shkurt 2022 dhe siç është konfirmuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më 15 korrik 2022. Prandaj Rusia nuk përfshihet në Kampionati Evropian U-21.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com