Lajme

Shoqëria civile: Qeveria dështoi në reformat për drejtësi – pushteti s’dëshiron të ballafaqohet


Dosja e vetting-ut për drejtësi.

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO), në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për të cilën kanë thënë se reforma e nisur në drejtësi ka mbetur në udhëkryq.

Betimi Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), deklaroi se është “dëshpëruese” që në këtë tryezë po mungojnë përfaqësues të pushtetit.

Sipas tij, të njëjtit nuk janë të gatshëm që të ballafaqohen me temat për reformat në sistemin e drejtësisë.

“Kemi pakënaqësi dhe kritikë të institucioneve që për fat të keq nuk janë pjesë e këtij paneli përkundër konfirmimit që i kanë bërë. Kjo Qeveri që është në pushtet një ndër premtimet që i ka pasur ka qenë pikërisht drejtësia, reforma e shumëpritur e nevojshme në sistemin e drejtësisë”.

Ai ka përmendur edhe dështimet e projektligjeve që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo tash është dëshpëruese kur i kemi në pushet nuk i kemi të gatshëm të vijnë të ballafaqohen me temat për reformat në sistemin e drejtësisë”.

“Kemi pasur dështime të projektligjeve që janë miratuar në Kuvend e sot reformën e kanë lënë në një udhëkryq të madh dhe ka nevojë të jepet një rrugëzgjidhje, por kjo rrugë zgjidhje nuk po dihet ende cila do të jetë”, ka thënë Musliu.

Betim Musliu, IKD, Gzim Shala, IKD dhe Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja FOL.

Po ashtu, Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh e Lëvizjes “FOL”, drejtoi kritika për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve në tryezë.

Ndërsa potencoi se pushtetin e fituan duke proklamuar ndryshime ato nuk po ndodhin.

“Është një fatkeqësi që na mungojnë përfaqësuesit e institucioneve tona. Erdhën në pushtet duke premtuar por qa kemi parë gjatë këtyre vite le shumë për të dëshiruar. Pavarësisht disa ndryshimeve e kem një institucion që janë shtuar punët po nuk kemi një gatishmëri të kësaj Qeverie të rrisë buxhetin në këtë institucion”.

“Mund të them se mund të jetë një proces i dështuar nëse vazhdojnë kështu. Si përmbledhje reforma e shumë premtuar nga kjo Qeveri mund të them qe është reformë e dështuar”, ka thënë ajo.

Sipas këndvështrimit të hulumtuesit të lartë të IKD-së, Gzim Shala, Qeveria s’ka punuar në luftën kundër korrupsionin edhe pse sa ishte në opozitë vazhdimisht kritikonte për këtë.

“Në asnjë rast nuk e shohim reformën në drejtësi, as premtimet në reformat të mëdha as në fusha tjera. Tre vite ka ardhur kjo Qeveri dhe nuk ka luftë kundër korrupsionit po flasim në premtimin që ka qenë në boshtin e kësaj Qeverie”.

Shala, ka ritheksuar se ligjet duhet të bëhen në përputhje me reformat në mënyrë që të mos kemi dështime.

“Vettingu duhet pasur parasysh amendamentet janë në Gjykatën Kushtetuese. I takon qeverisë që reformat ta bëjë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj mos të dështojnë”, ka thënë Shala.

Nga 4 dhjetori ka nisur java kundër korrupsionit, organizim ky i cili mbahet çdo vit nga shoqëria civile që merret me trajtimin e përmirësimit të reformave në drejtësi dhe korrupsionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore