Shqipëria

Shoqata e Transportit Publik kërkon subvencionim, në të kundërt rritje e biletës në 70-80 lekë


Shoqata e Transportit Publik po kërkon rritjen e biletës së autobusëve 70 deri në 80 lekë.

Një rritje që llogaritet thuajse dyfish i asaj që është aktualisht, me argumentin se nuk janë në gjendje që të përballojnë shpenzimet që janë rritur si pasojë e krizës.

Ata kërkojnë nga qeveria subvencionim dhe se rritja e çmimit të biletës është e vetmja mënyrë që të mund t’i ndihmojë që të mos ndërpresin shërbimin.

Sakaq, edhe kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, ka njoftuar një ditë më parë se do të kërkohet rritje çmimi.

“Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, ka theksuar ai.

Po ashtu ka shtuar se ka një disbalanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane. Për biletën, ai ka thënë se ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

Paketa e dytë e ndihmës përfundon në muajin tetor.

Fillimisht vendimi ishte për t’i kompensuar për muajit mars, prill dhe maj të vitit 2022.

Por u vendos që afati të shtyhej deri në tetor, për shkak se nga paketa anti krizë e muajit prill janë tërhequr vetëm 60 për qind e fondit të vënë në dispozicion për këtë transport sa i përket subvencionit të karburantit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore