Lajme

Shoigu: Kemi mobilizuar 200 mijë njerëz


Ministri i Mbrojtjes në Rusi, Sergey Shoigu, ka deklaruar se deri tani, janë mobilizuar më shumë se 200 mijë persona, për të shkuar në frontin e luftës në Ukrainë, pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Kështu ka raportuar media ruse, Ria Novosti, lidhur me situatën e fundit të krijuar në Moskë për çështjen e luftës.

Deri tani, janë ngritur sipas Shoigut 80 kampe për administrimin e personelit ushtarak dhe gjashtë qendra trajnimi për rezervistët e rinj.

Në numër total, mendohet se Kremlini mund të thërrasë në detyrë deri në 1.3 milionë persona, sipas ligjit të shpallur, i cili lë vend vakant për hamendësime mbi numrin e atyre, të cilët mund të thirren.

Vetë rusët, nuk e kanë pritur fort mirë mobilizimin e pjesshëm, me mijëra djem e burra, të cilët janë raportuar të largohen përtej kufijve.

Mbi 90 persona, kanë kaluar vetëm nga kufiri me Kazakistanin, sipas mediave të pavarura ndërkombëtare.

Teksa, në shumë qytete, ka pasur protesta të organizuara kundër caktimit të ligjit dhe mijëra persona, janë arrestuar, pasi kanë kundërshtuar forcat policore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore