Shkupi dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Kjo është përpjekje për të nxitur konflikt rajonal
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut në Shkup kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore – ku për pasojë ka mbetur i vdekur një zyrtar policor, ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës nga një bandë kriminale e armatosur rëndë.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është një “përpjekje për të nxitur konflikt me pasoja mbi paqen dhe stabilitetin në rajon”, derisa ka bërë thirrje që sulmuesit të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.
“Të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit. Sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Grupi nëpërmjet një deklarate.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nëpërmjet një deklarate, ka dënuar gjithashtu “aktet e dhunës” ndaj Policisë së Kosovës, duke shtuar se “stabiliteti dhe siguria e Kosovës nuk do të cenohet dhe se siguria e qytetarëve është e para”, derisa aktualisht po vazhdon përplasja mes autoriteteve të sigurisë dhe bandave kriminale atje.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) e kanë dënuar ashpër vrasjen, ndërsa autoritetet kosovare kanë njoftuar se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore afër Manastirit në Banjskë dhe të cilët i ka ftuar që të dorëzohen te organet e sigurisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
-
Abdixhiku: Zhegrova është aset kombëtar, do të ngritet mbi çdo padrejtësi
-
Mehaj: Një pjesëtar i FIT-it mund të krahasohet me 50 ushtarë të NATO-s
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës