Shqipëria

Shkrimtarët e rinj me pasion, por me pamundësi


Tё rinjtё kritikohen se nuk flasin, se nuk veprojnё, se nuk organizohen dhe janё tё brishtё pёr tё sjellё ndryshimin.

Pёrveç rrethanave socio-ekonomike, ёshtё e vёshtirё tё thuash nёse pasiviteti vjen nga mos informimi apo mungesa e ndёrgjegjёsimit.

Perceptimi i pёrgjithshёm ёshtё se tё rinjtё i lejojnё vetes tё nёnshtrohen ndaj pushtetit.

Shpesh ata nuk janё optimistё mbi ndryshimet qё mund tё sjellin, janё pasivё dhe tё varur nga rrjetet sociale, duke u larguar nga forca e mendimit dhe leximi i librave.

Kjo anë është vetëm fasada. Të rinjtë e talentuar, kryesisht autorët e rinj enden në dyert e shtëpive botuese pa gjetur një zgjidhje.

Kjo është gjendja që përballen shkrimtarët e rinj.

Xhesika Maçi, është njëra prej tyre. Xhesika ka shkruar librin e saj të parë të titulluar “Gruaja e hekurt” në dhjetor të 2018.

Nuk mjaftonte guximi dhe frymëzimi për të shkruar. Nevojitet sakrificë për ta botuar ku siç shprehet ajo “guximin e ka pasur gjithmonë në krahë, por duhet vërtetë një vullnet i hekurt për ta publikuar”.

Studentja e shkencave politike, Xhesika tregon për Albanian Post vështirësitë që ka hasur për botimin e librit.

“Kam lëvizur me një kopje të librit në duart duke trokitur derë më derë në mesin e muajit janar për të gjetur një shtëpi botuese për ta nxjerrë punimin tim në dritë. Kjo dukej e pamundur pasi propozimi im i dukej i ulet krahasimisht me kuotat e tyre për botim”.

Botimi i librave në Shqipëri nuk është i lehtë, pasi kostoja është e lartë. Siç thotë dhe vetë ajo  se “pavarësisht që mbeten të habitur” me librin e shkruar nga ajo kur ishte18 vjeçe, përsëri nuk “mjaftoi që të tejkalonin aspektin financiar edhe të propozonin një çmim të arsyeshëm”.

Njësoj si Xhesika edhe Vitjon Nina dhe Ardit Lipa, autorët e “librave të pabotuar” janë vendosur përballë vështirësisë. Vështirësi jo për shkak të mungesës së pasionit, por burokracive financiare.

“Shtëpitë botuese në Shqipëri kanë tendenca të mos shohin përmbajtjet e librave, por të fokusohen tek fitimet”, është shprehur Vitjoni.

Botimi i librave në mënyrë virtuale mbetet problem në Shqipëri. Problemi lidhet drejtëpërdrejtë me lexuesin shqiptar që nuk është i prirur për lexim elektronik.

“Kam provuar dhe ta botojë virtualisht, online përmes aplikacioneve, por nuk e kam parë të arsyeshme për shkak se nuk është një metodë shumë e pëlqyer”.

Publikimi i librit është biznes fitimprurës. Kjo është ideja që udhëheq punën e shtëpive botuese dhe është ajo që më pak se çdo gjë tjetër autorët, sidomos autorët e rinj duan të dëgjojnë e të pranojnë.

Arditi, autori nga Kosova problemin e çmimit e ka zgjidhur me botim online.

“Promovimin e librit e mundësova përmes kanaleve televizive”.

Në lidhje me këtë fenomen Albanian Post, ka biseduar me shtëpi botuese në Tiranë. Nga kjo është konstatuar që problemi i çmimit nuk ka ndonjë rregullator, pasi shtypja e këtyre librave ka kosto sidomos për autorët që kërkojnë një numër të vogël kopjesh.

Pandemia ka ndikuar edhe në botimin e librave, pasi në vetvete është biznes. Provimi i artistëve të rinj është kosto për një shtëpi botuese sepse edhe impakti që do ketë tek blerësit nuk është në interes të njëjtë me atë të një poeti, shkrimtari me përvojë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore