Shkon në 5 numri i të vrarëve në Norvegji nga sulmi makabër me shigjeta

SHFLETO
Vitjon Nina
14.10.2021 7:56
Loading Icons...

Qyteza e Kongsberg në jug-perëndim të kryeqytetit norvegjez, Oslo, ka parë një sulm makabër mbrëmjen e 13 tetorit, ku në një skenar të denjë për filmat horror, një person ka nisë të qëllojë të tjerë me hark e shigjeta, duke lënë të vrarë pesë kalimtarë dhe plagosur dy të tjerë.

Një danez 37-vjeçar, është arrestuar pas ngjarjes mbi dyshime se ai është autori. Policia beson se ka vepruar i vetëm, por po heton më thellë mbi çështjen.

Kryeministrja suedeze, Erna Solberg, reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke e quajtur atë “tmerruese”.

“E kuptoj se shumë persona janë të frikësuar, por është e rëndësishme të theksojmë se Policia e ka situatën nën kontroll”, qetësoi ajo banorët e zonës pas sulmit.

E gjithë gjëja ka ndodhur brenda një supermarketi në qytezë. Një prej të arrestuarve, ishte një oficer policie jashtë detyre, i cili gjendej në dyqan në çastin e ngjarjes.

Neutralizimi total i autorit, u bë 34 minuta më pas. Përballja me Policinë ishte e paevitueshme, por fatmirësisht pa lëndime të tjera.

Forcat e Policisë norvegjeze në vendin e ngjarjes

Shkaqet ende nuk janë bërë të ditura, por pista e një akti terrorist, nuk është përjashtuar.

Këtë fakt nuk e ka mohuar as ministrja e Drejtësisë në Norvegji, Monica Maeland.

Sulmi erdhi vetëm një ditë përpara ndërrimit të pushtetit në Oslon zyrtare. Erna Solberg e mbyll zyrtarisht mandatin e saj më 14 tetor, duke i lënë vendin liderit laburist, Jonas Gahr Store.

Një largim i saj nga detyra, me një ngjarje që askush nuk do të donte ta përjetonte në krye të vendit.

Mundësitë për ta shpallur territorin në rrezik kombëtar, janë ende të mundshme në Norvegji.