Shkodra është përfshirë në magjinë festive të Karnavaleve.
Kostumet shumëngjyrëshe, maskat si dhe atmosfera festive po mbizotërojnë në qytet gjatë këtyre tre ditëve.
E njohur për karnavalet e famshme, Shkodra e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bukura të qytetit.
Karnavalet nisën me paradën e fëmijëve dhe performancën artistike nga shkollat dhe xhonglerët. Gjithashtu do të zhvillojnë edhe punëtori për krijimin e maskave-facepainting, klounata, në mbrëmje festa do të vijojë me spektaklin e dritave, ndërsa pas mesnate, grupe shëtitëse artistësh me veshje e maska veneciane do të jenë në baret e restorantet e qytetit.
Për tri ditë me radhë, nga 23-25 shkurt rrugët e Shkodrës janë gjallëruar nga festa e karnavaleve.
Prej disa ditësh fëmijë, të rinj e të rritur, nxënës e mësues, artistë, instrumentistë e akrobatë, artizanë e bejtexhinj, punonjës të hotelerisë e kulinarisë, fotografë e dizenjues, u përfshinë në atmosferën e karnavaleve, që përfundojnë këtë të dielë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Zbërthimi i ‘Ghost’ – Nga kapja e mafiozit italian deri te përdoimi i Shqipërisë për trafikun e drogës drejt Evropës Qendrore
Lajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune