Lajme

Shkencëtari rus që ndihmoi në krijimin e vaksinës kundër COVID u gjet i vrarë


Një shkencëtar rus, të cilit iu dha një çmim presidencial për ndihmën në krijimin e vaksinës ruse kundër COVID-19, u mbyt ndërsa po debatonte me një prostitutë në shtëpinë e tij, thonë zyrtarët lokalë.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta “Daily Mail” dhe website “Daily Beast”, duke cituar faqen ruse “Mash”.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se 47-vjeçari Andrey Botikov, një studiues i lartë në Institutin Gamaleya, u mbyt me një rrip gjatë një debati në apartamentin e tij në Moskë të enjten.

I dyshuari, një burrë 29-vjeçar, u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u arrestua dhe u akuzua për vrasje, tha gjyqësori i Moskës.

Ai u paraqit në gjykatë të premten dhe pranoi vrasjen e studiuesit.

Faqja e internetit ruse e lajmeve Mash raportoi se Botikov kishte urdhëruar shërbimet e një prostitute mashkull – Alexei Zmanovsky – për të kryer asfiksimin erotik, i njohur gjithashtu si lojë e kontrollit të frymëmarrjes.

“Kur ai mbërriti, burrat u grindën për llojin dhe vëllimin e shërbimeve seksuale. Si rezultat, eskorta vrau shkencëtarin dhe vodhi sendet personale”, raportoi Mash.

Jashtë po priste e dashura e eskortës, një grua 18-vjeçare.

Presidenti Vladimir Putin i dha Botikov-it dhe shkencëtarëve të tjerë Urdhrin “Për Merita ndaj Atdheut” në vitin 2021 për krijimin e vaksinës së Rusisë kundër COVID, Sputnik V.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore