Lajme

Shkencëtarët: Rregullat e reja mbi udhëtimet janë shumë të vona


“Rregullat e Covid-19, janë vendsour shumë vonë”, kështu mendojnë disa shkencëtarë.

Mark Woolhouse një shkencëtar në Mbretërinë e Bashkuar tha se rregullat janë vendosur “shumë vonë” çka e bëjnë të pamundur parandalimin e një vale të mundshme të variantit .

Ndryshimet që janë vendosur në udhëtime përfshijnë teste të COVID-19, për njerëzit që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Të gjithë udhëtarët që janë mbi 12 vjeç e lart do t’u kërkohet të tregojnë se kanë kryer testin e PCR, para nisjes.

Nigeria do t’i shtohet gjithashtu listës së kuqe që do të thotë se shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar ose irlandeze, ose banorët e Mbretërisë së Bashkuar që kthehen nga vendi duhet të karantinohen në një hotel për dhjetë ditë.

Por ndryshimet e fundit janë përshkruar nga industria e udhëtimit si një “goditje çekiçi”.

Prof Woolhouse, një anëtar i grupit shkencor tha për BBC, se përhapja e variantit Omicron është shumë afër.

Edhe pse aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar rastet ishin të pakëta në numër për monentin.

Por ai paralajmëroi se Omicron po “përhapet mjaft shpejt” në MB dhe nëse tendencat aktuale  në Afrikën e Jugut vazhdojnë në javët dhe muajt e ardhshëm, ai madje mund të zëvendësojë variantin Delta në të gjithë botën.

Shkencëtarët kanë ngritur shqetësime se varianti me mutacion të madh mund të jetë më i transmetueshëm dhe më dominues se ‘Delta’. Shkencëtarët mendojnë se Omicron mund të jetë imun ndaj vaksinave.

 ‘Omicron është mes nesh’

Drejtuesit e industrisë së udhëtimit thanë se ishin paralajmëruar për ndryshimet.

“Siguria publike është një prioritet, por bizneset do të dështojnë, udhëtarët do të mbeten të bllokuar dhe mjetet e jetesës do të shkatërrohen nga mungesa e planeve koherente nga qeveria,” tha Clive Wratten, shefi ekzekutiv i “Shoqatës së Udhëtimit të Biznesit”.

“Airlines UK”, në një njoftim në  Facebook, dekalori se ndryshimi ishte një veprim “i parakohshëm” që “do të godiste industrinë dhe pasagjerët përpara se të shohim të dhënat e sakta mbi efektin e variantit Omicron.

Aktualisht, udhëtarët duhet të izolohen derisa të rezultojnë negativë brenda dy ditëve nga mbërritja në vend.

Rastet me COVID- janë rritur në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i nëntorit.

Megjithatë, vdekjet dhe pranimet në spital janë në rënie. Mbretëria e Bashkuar regjistroi 54 vdekje brenda 28 ditëve nga një test pozitiv të dielën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore