Sport

Shkarkohet Lampard


Frank Lampard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Everton-it.

Lajmin e kanë bërë të ditur para pak çastesh mediat angleze, ku raportojnë që anglezi nuk do të jetë më në krye të skuadrës nga Liverpool-i.

Lamaprd u emërua trajner i Everton-it më 31 janar të vitit të kaluar, që ishte aventura e tij e tretë si trajner, pas Chelsea-t dhe Derby Contry-t.

Që nga ajo kohë, ai e ka drejtuar skuadrën në 44 ndeshje, prej të cilave ka 24 humbje, tetë barazime dhe 12 fitore.

Ndërkohë, skuadra e Everton-it është në një krizë të thellë në Premier Leauge, të cilët momentalisht pozicionohen në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 15 pikë, kështu duke rrezikuar rënien në një kategori më poshtë të futbollit anglez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore