Shqipëria

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë 65,4 %


Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç, në tremujorin e tretë të vitit 2022, është 65,4 %.

Numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe me 1,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.

Sipas INSTAT-it, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 10,6 %.

Niveli i papunësisë u ul me 2,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe është ulur me 2,4 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Sakaq, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 73,4 %.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3,3 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 67,3 %, ndërsa për burrat ky tregues është 79,7 %.

Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,4 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 4,2 pikë përqindje, ndërsa për burrat është rritur 2,4 pikë përqindje.

Ndërkohë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 54,9 %.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, ky tregues është rritur me 1,4 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe është ulur me 0,4 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.

Kurse për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 82,2 %.

Punësimi

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 65,4 %.

Ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2021 në tremujorin e tretë 2022, është + 4,2 %.

Në terma vjetorë, punësimi ulet me 0,2 % në sektorin e industrisë, rritet me 4,7 % në sektorin e shërbimeve dhe me 6,5 % në sektorin e bujqësisë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2022, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 2,6 %. Punësimi u rrit me 3,9 % në sektorin e bujqësisë dhe me 4,0 % në sektorin e shërbimeve dhe u ul me 2,3 % në sektorin e industrisë.

Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 71,7 %, ndërsa për gratë është 59,5 %.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 2,8 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 4,2 pikë përqindje.

Kurse shkalla e punësimit të të rinjve është 43,7 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2022, shkalla e punësimit është 75,9 %.

Papunësia

Në tremujorin e tretë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10,6 %.

Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,7 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2021, dhe u ul me 0,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 9,9 % dhe për gratë 11,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,0 pikë përqindje për burrat dhe është ulur me 0,4 pikë përqindje për gratë.

Ndërkaq, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 20,5 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e tretë 2022, është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2022, ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje.

Ndërsa shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,7 %. Në terma vjetorë dhe tremujorë ky tregues është ulur me 1,0 pikë përqindje.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, 16,8 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 7,6 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 12,4 % në paaftësi të përhershme.

9,1 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 66,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Dhe ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 6,5 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 12,2% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore