Sport

Shkak kushtet atmosferike, shtyhet ndeshja Bayern – Union Berlin


Ndeshja e Bundesliga-s ndërmjet Bayern Munich dhe Union Berlin e cila duhej të luhej të shtunën (15:30) është anuluar.

Këtë e konfirmuan në mëngjes klubet dhe Liga Gjermane e Futbollit (DFL). Shkaktar është moti i keq dhe kaosi i trafikut në shtetin e Bavarisë dhe veçanërisht në Mynih.

“Na vjen shumë keq që duhet ta anulojmë ndeshjen, por siguria e tifozëve tanë dhe mbështetësve të Union Berlin ka përparësi absolute. Për më tepër, aksesi në ‘Allianz Arena’ nuk është i garantuar për shkak të mbylljeve të shumta të rrugëve dhe ndërprerjeve të ndryshme të transportit publik. Do t’ju informojmë për një datë të re sa më shpejt të jetë e mundur”, tha CEO i Bayern, Jan-Christian Dreesen.

Deklarata e kampionëve rekord gjerman foli për “rreziqe sigurie” dhe ortekët e çatisë në “Allianz Arena” përfaqësonin “një rrezik të pallogaritshëm” për spektatorët, tha klubi.

Në aeroportin e Mynihut, fluturimet pritej të ndërpriteshin deri në orën 12:00 për shkak të reshjeve të mëdha të bores. Deri më tani, rreth 320 nga 760 fluturime të planifikuara janë anuluar për sot.

Metroja, autobusët dhe tramvajet gjithashtu fillimisht ndaluan funksionimin.

Siç njoftoi “Deutsche Bahn”, linja të shumta hekurudhore rreth Mynihut duhej të mbylleshin të shtunën mbrëma. Trafiku i trenave nga stacioni kryesor i Mynihut fillimisht u pezullua.

Për shkak të reshjeve masive të borës, ka pasur shumë aksidente të rënda në Bavari. Dëbora nuk pritet të ndalet deri të shtunën.

Pas rezultatit 0-0 në Champions League kundër Copenhagen, Bayern në fakt kishte plane të mëdha për duelin me Union-in.

“Duhet të rrisim numrin e goditjeve dhe ritmin dhe të shkojmë një hap më tej. Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, tha trajneri Thomas Tuchel për katër ndeshjet e mbetura në kampionat dhe përfundimin e fazës së grupeve të Champions League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore