Sport

Shiten mbi 20 mijë bileta brenda tri orëve për ndeshjen Suedi – Kosovë


Vetëm tri orë pasi dolën ne shitje, janë shitur 21 mijë e 834 bileta për ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Suedisë, përmes një postimi në twitter.

Suedia do të jetë nikoqir i Kosovës më 9 tetor, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” në Stockholm, kapaciteti i të cilit është 50 mijë ulëse, që do të thotë se gati gjysma e stadiumit është rezervuar për të ndjekur këtë takim.

Thuhet se pritet të ketë një interesim të madh të shqiptarëve që jetojnë në Suedi për të ndjekur nga afër këtë ballafaqim.

Derisa kujtojmë që Suedia e vizitoi Kosovën më 28 mars, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 0:3.

Sa i përket renditjes, Kosova aktualisht pozicionohet në vendin e katërt të Grupit B me katër pikë të grumbulluara, pas pesë ndeshjeve, ndërsa Suedia është e dyta më nëntë pikë në katër ndeshje të luajtura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore