
Armë e tipit "Kallashnikov" e sekuestruar në qytetin e Shijakut, 26 mars 2021
Një armë zjarri e tipit automatik u sekuestrua në qytetin e Shijakut. Poseduesi i saj ishte një 46 vjeçar me inicialet B. N., banues po ashtu në të njëtin qytet, i cili sipas njoftimeve të policisë, u arrestua në flagrancë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Kodër” dhe pas sinjalizimeve policia kreu kontrolle në shtëpinë e të pandehurit, ku gjeti armën e tipit “Kallashnikov”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.