Vende

Shifra të çmendura: ja sa kushton një parkim në Hong Kong


Hong Kongu është një ndër vendet më të zhvilluar anë botë. Së fundi BBC shkruan se shitja e një parkimi në Hong Kong është shitur më një shifër tepër të lartë, rreth 1.3 milionë dollarë, duke e bërë kështu ndër parkimet më të shtrenjta në botë.

Edhe pse jetesa në këtë vend është shumë e shtrenjtë, është shumë e shtrenjtë sërish kjo shifër e lartë duket që ka habitur.

Në vitin 2019, një tjetër vend parkimi aty u shit për 969 mijë dollarë, por me sa duket ky rekord është thyer tashmë.

Vendi i parkimit i shitur ishte pranë një kompleksi godinash ultra-luksoze në zonën rezidenciale elitare “The Peak”, ku ndodhen edhe disa prej shtëpive më të shtrenjta në ishull.

Muajt e fundit, shifrat e apartamenteve dhe banesave janë rritur ndjeshëm. Në maj, një shtëpi në këtë zonë u dha me qira me një çmim marramendës prej 210 mijë dollarësh në muaj.

Të lodhur nga kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë, Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë ka një zgjidhje interesante për këtë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për qytetin që instaloi një “portë” rrethore për portalin pranë stacionit të tij të trenit që lidhet me një portal në Lublin, Poloni, rreth 600 kilometra larg.

 Marrë dhe përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore