Sport

Shifra marramendëse, sa kushton një reklamë 30 sekondash gjatë Super Bowl-it?


Ndërsa miliona njerëz do të shohin “aksionin intensiv” të NFL-së midis Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles, një shumë e madhe do të jepet për reklamat ikonike.

Kostoja për një reklamë 30 sekondash gjatë Super Bowl-it të këtij viti po arrin një shifër rekord të lartë, me reklamuesit që shpresojnë se produkti i tyre  do të kapë vëmendjen e shikuesve.

Përpara lojës, le të hedhim një vështrim nga kostot e një reklame të Super Bowl-it në 2023.

Këtë vit një reklamë 30 sekondash kushton një mesatare rekord prej 7 milionë dollarësh, sipas Forbes.

Në vitin 2022, një vend komercial 30 sekondash gjatë Super Bowl ishte 6.5 milionë dollarë, që ishte një rritje nga 5.5 milionë dollarët e kërkuara në 2021.

Çmimet viteve të fundit:

2020: 5.6 milionë dollarë
2019: 5.3 milionë dollarë
2018: 5.2 milionë dollarë
2017: 5 milionë dollarë
2016: 4.5 milionë dollarë
2015: 4.25 milionë dollarë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore