Lajme

Shfaqja në Dallas: Përplasen dy avionë të Luftës së Dytë Botërore, dyshohet për 6 viktima


Dy avionë të vjetër të Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe janë rrëzuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Texas.

Pamjet tregojnë avionët duke u përplasur me njëri-tjetrin në një lartësi të ulët.

Njëri prej tyre copëtohet deri në gjysmë.

Avionët – një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress – po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit.

Nuk dihet se sa persona ndodheshin në të dy avionët, por mediat amerikane bëjnë me dije se ishin gjashtë, dhe tashmë kanë humbur jetën të gjithë.

Shoqata e Pilotëve Aleate, e cila përfaqëson pilotët e “American Airlines”, tha se Terry Barker dhe Len Root, dy nga ish-anëtarët e saj, ishin në mesin e njerëzve që vdiqën në përplasje.

Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë përplasjen.

Veprimtaria treditore po mbahej për nder të Ditës së Veteranëve.

A historic military plane crashes after colliding with another plane during the airshow.

Kryebashkiaku i Dallasit, Eric Johnson, e quajti atë një “tragjedi të tmerrshme”.

Faqja e internetit e ngritur për këtë ngjarje shkruan se disa avionë ishin planifikuar të bënin një demonstrim të shtunën.

Bombarduesi B-17 luajti një rol të madh në fitoren e luftës ajrore kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

Avioni i dytë, një P-63 Kingcobra, ishte një avion luftarak i përdorur në të njëjtën luftë, por vetëm kundra Forcave Ajrore Sovjetike.

B-17 zakonisht ka një ekuipazh prej rreth katër deri në pesë persona, ndërsa P-63 ka një pilot të vetëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore