![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/08/iyli.jpg)
Mbrëmjen e 8 gushtit, një person ka mbetur i vrarë në Maliq.
Referuar informacioneve të deritanishme, dy të rinj janë konfliktuar me thika dhe kanë qëlluar njeri-tjetrin.
Për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, kurse tjetri ka mbetur i plagosur.
Sakaq, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rembec, teksa dyshohet se ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com