Shëndet

Shërohuni nga gripi dhe forconi imunitetin me këto plane diete


Mes COVID-19 dhe rasteve të variantit të tij në rritje, shumë njerëz po përjetojnë simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë ethe, kollë dhe ftohje.

Ndryshimet sezonale së bashku me orarin e pamjaftueshëm të vakteve mund të jenë fajtorë.

Ndërsa është e nevojshme të pushoni së bashku me ilaçet për t’u rikuperuar më shpejt, dieta luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në të gjithë procesin e rikuperimit.

Pra, ekspertët janë të mendimit se është koha për të ngrënë siç duhet dhe me kujdes për të rikthyer shëndetin tuaj si dhe për të ndërtuar dhe përmirësuar imunitetin ndaj sëmundjeve të ardhshme.

Këtu janë dy mostra dietash që mund të ndihmojnë me shërimin e gripit dhe ndërtimin e imunitetit për një kohë të gjatë.

Menjëherë pasi zgjoheni mund të filloni ditën me një çaj xhenxhefili dhe arra të njoma, bajame, rrush të tharë etj.

Mëngjesi preferohet të jetë sa më i thjeshtë dhe me proteina të mjaftueshme si: vezë dhe bukë të thekur

Mesi i vaktit, mund të shoqërohet me fruta të tilla si: mollë, portokall, mandarina

Dreka, vjen me gjella si: orizi, patatet, fasulet etj.

Kurse në mbrëmje: supë me perime ose supë me lëng kockash.

Darkën mund ta prisni me perime sezonale të gatuara mirë, pulë të pjekur në skarë, peshk i pjekur në skarë, ose oriz kaf.

Dieta tjetër përbëhet nga:

Menjëherë pasi zgjoheni, një “smoothie me perime të gjelbra (mund të shtoni një frut të pasur me fibra si mollë ose portokall për të ëmbëlsuar natyrshëm smoothie-n në vend të sheqerit).

Mëngjesi

Një kombinim i karbohidrateve komplekse + proteina me yndyrna të mira funksionon më së miri për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak

Oriz kafe, vezë/suplement proteinash (proteina vegane ose qumështi- subjektive ndaj tolerancës së zorrëve).

Në drekë mund të eksperimentoni me ujë me kanellë ose uthull molle në ujë të vakët, oriz kafe dhe perime jeshile.

Shtoni 1-2 lugë gjelle perime të fermentuara si karota, kastravec, lakër, lulelakër (këto janë të ngarkuara me baktere të dobishme)

Fibrat janë ushqimi për bakteret e zorrëve që ndihmon në krijimin e komponimeve të ndërtimit të imunitetit, vitaminave të caktuara dhe ndihmojnë në uljen e inflamacionit.

Mbrëmjen mund ta filloni me diçka të lehtë si ndonjë vezë, apo sallatë të gjelbër, avokado etj.

Në darkë është e preferueshme një supë me perime, supë pule (sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe vezë).

Pas darkës mund ta kënaqni veten me ndonjë çaj kamomil, çaj shafrani, xhenxhefili, borziloku etj.

Ato që nuk duhet t’i konsumoni gjatë kohës kur jeni të sëmurë ose me imunitet të dobët janë: ushqimet e paketuara, soja, ushqimet që përmbajnë gluten, qumështi, sheqeri, alkooli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore