Boterori 2022

Shënohet goli i parë në Katar, Ekuadori kalon në epërsi


Ekuadori ka kaluar në epërsi ndaj Katarit në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Enner Valencia e ka kaluar në epërsi kombëtaren amerikano-latine, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 16-të.

Kujtojmë që një gol i Ekuadorit u anulua në minutën e tretë për shkak të pozicionit jashtë loje.

Kjo është ndeshja e parë e edicionit të 22-të në Kupën e Botës që është duke u mbajtur për herë të parë jashtë stinës së verës.

Ekuadori e ka nisur shumë më mirë ndeshjen, ku përveç golit të shënuar, në këto minutat e para ka pasur edhe kontrollin e lojës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore