Kosova

Shënohet “Dita Ndërkombëtare pa Makina”, kërkohet përdorimi i biçikletave për të zvogëluara ndotjen


Shënohet "Dita Ndërkombëtare pa Makina", në Prishtinë

Në Kosovë është shënuar “Dita Ndërkombëtare pa Makina”, me qëllim që të bëhet sensibilizimi i qytetarëve dhe shmangia e veturave për një ditë.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, ka thënë se qëllimi i kësaj jave është promovimi i lëvizjes pa makina.

“Tash edhe po afrohet sezoni e vjeshtës temperaturat fillojnë të ulen dhe ndotja e ajrit në të gjitha komunat është shumë e lartë”

Sipas saj, përdorimi i biçikletave ndihmon në reduktimit e ndotjes së ajrit.

“Duke parë që zhvendosja e popullatës nëpër qytete është shumë e madhe atëherë më shumë përdorin biçikleta dhe do të ndihmonin në reduktimin e ndotjes së mjedisit”.

Ndërsa njëri nga organizatorët, Shpend Sopa, ka thënë se kjo është një nga ditët më të rëndësishme të festave mjedisore pa makina.

“Kjo ditë shënohet me qëllim të përmasimit të cilësisë së ajrit mjedisit dhe mirëqenien fizike. Realizohen aktivitete me biçikleta, vrapimi etj”, ka treguar Sopa.

Kurse, Berat Rakovica nga “Merakli të Biçikletave”, shpreson që në vitet e ardhme të ketë ditë më shumë pa makina.

Ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimi Hapësinorë dhe Infrastrukturës së bashku me Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës e kanë shënuar këtë ditë.

Më 22 shtator të vitit 2014, Kosova për herë të parë e ka shënuar “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”.

Ndërsa në vitin 1988 në Paris ka filluar për herë të parë të festohet kjo ditë, kurse në vitin 1992 në të gjithë botën ka arritur të bëhet edhe Dita Botëror e Lëvizjes pa Makina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore