Shqipëria

Shëngjin/ Biznesmeni qëllohet për vdekje në lokalin e tij


Shëngjini është tronditur këtë mesditë të 19 prillit, pasi të shtënat me armë kanë marrë jetën e një shtetasi.

Bëhet fjalë për Ardian Nikulajn, një biznesmen i njohur në zonën e Lezhës, dhe vite më parë kandidat për deputet.

Nga foto e publikuar në rrjet, në momentin që është qëlluar, biznesmeni ishte i ulur dhe drejt tij, shihet një person që futet në lokal dhe i ka drejtuar pistoletën, duke qëlluar në drejtim të biznesmenit.

Ai ka në pronësi disa hotele në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun.

Nikulaj, garoi si kandidat për deputet nën siglën e PSD-ës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ku mori 97 vota dhe në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, ka pohuar se është dënuar me 4 muaj më 24 nëntor të vitit 2003 dhe më 1 dhjetor 2006 me gjobë.

Gjithashtu në formular rezulton se Nikulaj ka mbiemrin e ndryshuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Nga informacionet paraprake, thuhet se kanë qenë dy autorët që kanë qëlluar drejt biznesmenit.

Ata mbanin skafandra në kokë dhe janë larguar me një mjet ende të paidentifikuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore