
Shefi i politikës së platformës X për Indinë dhe Azinë Jugore, Samiran Gupta, ka dhënë dorëheqje.
Ky largim vjen para zgjedhjeve në Indi dhe ndërkohë që kompania po përballet me një betejë gjyqësore.
Profili i Gupta në LinkedIn e tregonte atë si përgjegjës për “çështjet kryesore të politikave të përmbajtjes”. Gjithashtu, ai kishte detyrën e mbrojtjes së pozicionit të Twitter në lidhje me zhvillimet e politikave të reja dhe mbështetjen e aktiviteteve.
Ai përfundoi në shtator, sipas profilit të tij në LinkedIn. Ai u angazhua në kompani në shkurt të vitit 2022, tetë muaj para se Elon Musk të blinte Twitter-in për 44 miliardë dollarë.
X e sheh Indinë si një treg të rëndësishëm, me rreth 27 milionë përdorues. Kryeministri Narendra Modi dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë janë përdorues të rregullt të kësaj platforme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com