Shqipëria

Shefi i ‘Binance’ takohet me kryeministrin Rama


Bashkëthemeluesi dhe CEO i Binance, Changpeng Zhao është takuar të shtunën e 26 nëntorit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmi u bë i ditur nga ekzekutivi i biznesit kinezo-kanadez.

Sipas tij, shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë.

“U takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Edi Rama në këtë të shtunë të bukur. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”, thekson në statusin e tij Zhao.

Mëngjesin e së premtes, CEO i Binance tha se kompania angazhoi 1 miliard dollarë të tjera për përpjekjet e saj që synojnë të ndihmojnë bizneset me probleme në industrinë e kriptove.

Përpjekjet e Binance janë përshpejtuar pas kolapsit të FTX në fillim të këtij muaji, i cili rezultoi në kompaninë, dikur e vlerësuar në 32 miliardë dollarë.

Kjo, duke paraqitur kërkesë për mbrojtje nga falimentimi dhe duke e lënë industrinë e kriptove të ngrirë pas saj.

Në fillim të këtij muaji, Binance u largua nga një marrëveshje e supozuar për të blerë FTX-n.

Përpjekjet e rimëkëmbjes së Binance synojnë mundësi të vështira në industri dhe tashmë ka 150 aplikime nga kompani që kërkojnë mbështetje, sipas kompanisë.

Në fillim të këtij viti, Binance angazhoi 1 miliard dollarë për Fondin e Sigurt të Aseteve për Përdoruesit, ose SAFU, një fond sigurimi kripto, që kompania themeloi në vitin 2018.

Tregtimi i kriptovaluatave në Shqipëri

Logoja e Ethereum

Raporti i publikuar nga platforma për kriptomonedha, Chainanalysis, e nxjerr Shqipërinë të dytën pas Greqisë në rajon, për sasinë që zotëron.

Mbi 50% e shqiptarëve posedojnë kriptomonedhën Ethereum, 25% kripto me vlerë të fiksuar dhe 10% Bitcoin, pjesa tjetër janë kriptomonedha alternative.

Analiza e Chainanalysisn thekson se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që kryen transaksionet e monedhave digjitale pa monitorim dhe i paprekur nga sistemet përkatëse.

Ndonëse, sipas autoriteteve financiare në Shqipëri, po punohet për centralizimin e këtij tregu.

Kriptovaluta shqiptare

Logoja e ALBCoin

Vitin e kaluar, Shqipëria pati kriptovalutën e saj të parë – Albcoin (Alb për Shqipëri dhe Coin për monedhë), emri i koduar i së cilës është ALBC.

Kjo kriptomonedhë vepron në rrjetin e Ethereum dhe xDai, ku ndryshe nga Bitcoin, është më i sigurt dhe transparent në transaksione.

Njëri nga dy themeluesit e monedhës, T.M. ka treguar për Albanian Post (AP) se u janë dashur tri vite për të krijuar monedhën dhe për ta hedhur atë në treg.

Sipas tij, për të krijuar një kriptomonedhë, nuk mjafton vetëm ndërlidhja “midis aftësive të programimit të sistemeve të regjistrave të shpërndarë dhe njohja e sistemeve ekonomike”, por duhet një kapital i konsiderueshëm financiar.

Pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Ky i fundit shërben si “garanci vlere për projektin, në mënyrë që edhe vetë kriptomonedha të ketë një vlerë të sajën në treg”.

Nëpërmjet gjithë kësaj pune, sipas T.M., synohet që, ashtu siç njerëzit kanë fituar njohuri nga Bitcoin, “të njëjtën gjë të arrijnë edhe shqiptarët me AlbCoin-in”.

“Kriptovalutat apo teknologjia e regjistrave të shpërndarë janë akoma të panjohura në Shqipëri”, tha T.M.

“Prandaj”, shtoi ai, “ne kemi qëllim që të rrisim ndërgjegjësimin e popullit shqiptar në këtë proces ndryshimi ekonomik global”.

“Jemi në një proces ndryshimi ekonomik global. Shqipëria nuk mund të ngelet mbrapa. Këtë herë, nuk mund t’ia falim vetes kur shtete me më shumë probleme se ne, si Nigeria, po e përdorin këtë teknologji në masë”, përmbylli ai.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, të ardhurat nga kriptovalutat do të tatohen

Progresi i tregtimit të kriptomonedhave në Shqipëri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore