Lajme

“SHBA-të mbështesin integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjës e Hercegovinës”


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnje e Hercegovinës”.

Kështu të paktën deklaroi kongresmeni amerikan, Mike Turner, gjatë një vizite në Bosnje e Hercegovinë, pas vizitave të realizuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

Turner në Bosnje e Hercegovinë u prit nga dy anëtarët e presidencës, Zheljko Komshiç dhe Denis Beqiroviç.

Ndryshe pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Turner, njëherit kryetari i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Inteligjencë, pohoi t’i ketë pëlqyer diskutimi me Osmanin.

“Më pëlqeu diskutimi ynë për marrëdhëniet strategjike ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës dhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për arritjen e paqes në rajon”, shkroi.

Nga ana tjetër Osmani pas takimit me kongresmenin amerikan ripërsëriti se duhet të bëhet zbatim i plotë i të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore