Lajme

SHBA-të do ta sakrifikojnë Zelensky-n për të negociuar, sipas inteligjencës ruse


Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta zëvendësojnë presidentin ukrainas Vladimir Zelensky me një nga politikanët ukrainas që konsiderohet i aftë për të negociuar një zgjidhje të konfliktit me Moskën.

Ky është qëndrimi i mbajtur nga Shërbimi rus i Inteligjencës së Jashtme (SVR), duke raportuar “informacionet e marra” për këtë çështje.

“Pasi ka shteruar ‘dobinë’ e Zelensky-t dhe duke kuptuar kotësinë e shpresave për një ‘humbje strategjike të Rusisë’, Shtëpia e Bardhë, pa hezitim, do ta hedhë atë në koshin e plehrave të historisë dhe do ta zëvendësojë me një nga politikanët ukrainas të pranueshëm për të negociuar me Moskën për një zgjidhje paqësore të konfliktit”, thuhet në shënimin e SVR të lëshuar nga agjencitë ruse.

Referuar inteligjencës ruse, për Washington-in, kandidati më i përshtatshëm për të zëvendësuar presidentin ukrainas është ish-komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

Legjitimiteti i Zelensky-t – pas shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale në maj – “varet tani tërësisht nga mbështetja perëndimore”.

“Zotërit e tij perëndimorë” do ta sakrifikojnë lehtësisht atë kur Rusia të konsolidojë sukseset e saj në fushën e betejës dhe trupat ukrainase të lodhen dhe demoralizohen, përfundoi SVR.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore