“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do të jenë në një rrugë të përbashkët e të përjetshëm”

SHFLETO

Wesley Clark dhe Ardian Gjini

 

Dreni Himbeqa
23.06.2024 15:09
Loading Icons...

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në një vizitë gjeneralin amerikan në pension, i cili gjatë luftës në Kosovë shërbeu në pozitën e komandantit suprem të aleatëve të NATO-s, Wesley Clark, i cili po qëndron në Kosovë.

“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark”, ka shkruar nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në platformën sociale, Facebook, pas takimit.

Gjini ndër të tjera ka bërët të ditur se gjatë takimit kanë biseduar edhe për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të përbashkët e të përjetshme”.

Clark gjatë qëndrimit në Kosovës ka takuar edhe kandidatin për kryeministër të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Gjatë takimit me Abdixhikun, Clark vlerësoi se funksionimi i LDK-së gjatë luftës është një ndër arsyet pse intervenimi i NATO-s mund të vlerësohet i suksesshëm.

“Ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s në Kosovë kishte sukses, ajo quhet LDK… Shpresoj që do të vazhdoni t’i shihni Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si mike të mrekullueshme. Ne jemi krenarë me ju, për përparimin që keni bërë, për shembullin që keni treguar”, deklaroi Clarku.

Paraprakisht, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndau dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin personal të Clarkut në çlirimin e Kosovës. Abdixhiku ritheksoi se emri ish-shefit ushtarak të NATO-s është i ngulitur në themelet e krijimit të historisë së shtetit të Kosovës.

LDK – një ndër arsyet që intervenimi i NATO-s pati sukses, thotë Clarku