Lajme

SHBA-të dhe Izraeli, letër garancie për marrëveshjen e kufirit detar të Libanit


SHBA-të dhe Izraeli përfunduan të premten formulimin e versionit përfundimtar të letrës së garancisë amerikane, e cila synon të kualifikojë nënshkrimin e marrëveshjes detare midis Izraelit dhe Libanit.

Sipas një zyrtari politik izraelit thënë për të përditshmen “Haartez”, Biden do ta bëjë të qartë në letër se SHBA-të janë të përkushtuara për zbatimin e plotë të marrëveshjes, për sigurinë dhe të drejtat ekonomike të Izraelit, siç është rënë dakord në të.

Për më tepër, në çdo rast të një tentative për të shkelur marrëveshjen, letra do të thotë se SHBA-të do të qëndrojnë pranë Izraelit për të parandaluar shkeljen e marrëveshjes, zbuloi burimi.

Letra, e nënshkruar nga presidenti amerikan Biden dhe drejtuar kryeministrit të Izraelit Lapid, pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme, por përmbajtja e saj nuk do të bëhet publike.

Burimi politik tha se Biden pritet ta përcaktojë marrëveshjen si një arritje historike dhe një hap të parë për të promovuar stabilitetin midis Izraelit dhe Libanit.

Sipas burimit, SHBA-të, ashtu si Libani dhe Izraeli, e njohin “vijën e bovave” si kufirin detar të status quo-së mes vendeve dhe do të kundërshtojnë çdo përpjekje për ta sfiduar atë, përveçse me marrëveshjen e të dyja palëve.

Sa i përket rezervuarit të gazit në Kana, burimi pohoi se amerikanët pritet të bëjnë të qartë në letër se është i përcaktuar ndaj të drejtave ekonomike të Izraelit dhe të ritheksojnë angazhimin e tyre për të parandaluar çdo lloj fitimi të Hezbollah-ut nga rezervuari në përputhje me regjimin e sanksioneve amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore