Lajme

SHBA/ Specifikimi i planit për financimin e rrjetit të karikimit të makinave elektrike


Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, planifikon të detajojë se si do të japë gati pesë miliardë dollarë gjatë pesë viteve për të ndërtuar mijëra stacione karikimi të automjeteve elektrike.

Ka qenë muaji nëntor kur Kongresi miratoi fondet për shtetet si pjesë e një faturë prej një trilion dollarësh për infrastrukturën.

Paçka se përpjekjet për të fituar fonde shtesë të konsiderueshme për automjetet elektrike në Kongres kanë ngecur, Shtëpia e Bardhë dëshiron të nxisë amerikanët të largohen nga automjetet me benzinë.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se administrata do të vërë në dispozicion 615 milionë dollarë në vitin 2022.

Ama shtetet duhet që së pari të paraqesin planet dhe të fitojnë miratimin federal.

Pete Buttigieg, sekretari i Transportit të SHBA-ve, ka thënë se financimi “do të na ndihmojë të fitojmë garën e makinave elektrike, duke punuar me shtetet, punëtorët dhe sektorin privat për të vendosur një rrjet historik tarifimi mbarëkombëtar”.

Presidenti Biden, deri në vitin 2030, dëshiron që 50 për qind e të gjitha automjeteve të reja të shitura të jenë modele elektrike ose hibride.

Gjithashtu të ketë 500 mijë stacione të reja karikimi të makinave elektrike. Nga ana tjetër, nuk është miratuar heqja graduale e shitjeve të automjeteve të reja me benzinë ​​deri në vitin 2030.

Përmes udhëzimit të lëshuar, administrata Biden ka shprehur se shtetet duhet së pari t’i japin përparësi investimeve përgjatë autostradave ndërshtetërore.

Dhe se shtetet duhet të financojnë karikuesit e shpejtë DC, ndërsa stacionet duhet të kenë të paktën katër porte të afta për të karikuar njëkohësisht katër makina elektrike.

Sakaq, shtetet duhet të instalojnë infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike çdo 50 milje përgjatë autostradave ndërshtetërore dhe të vendosen brenda një miljeje nga autostrada.

Administrata ka ravijëzuar edhe se fondet federale do të mbulojnë 80 për qind të kostove të tarifimit të automjeteve elektrike, me fondet private ose shtetërore që përbëjnë balancën.

Ajo parashikon që shtetet të zgjedhin të punësojnë entitete private për të instaluar dhe operuar stacionet e karikimit.

Shtëpia e Bardhë e miratoi legjislacionin e ngecur në Kongres për të rritur kreditimin aktual të taksave të makinave elektrike prej 7 mijë e 500 dollarë deri në 12 mijë e 500 dollarë për automjetet amerikane të prodhuara nga sindikata.

E gjitha për të krijuar kredite deri në katër mijë dollarë për automjetet elektrike të përdorura dhe për të hequr kufirin aktual të kredisë së prodhuesit të automjeteve elektrike prej 200 mijë dollarësh.

Kjo faturë përfshin një kredi 30 përqindëshe për automjetet elektrike komerciale dhe 3.5 miliardë dollarë për konvertimin e fabrikave amerikane për prodhimin e makinave elektrike.

Por edhe nëntë miliardë dollarë për Shërbimin Postar të SHBA-ve dhe qeverinë federale për të blerë makina të tilla dhe stacione karikimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore