SHBA sanksionon iranianët e dyshuar për rrëmbimin e gazetares

SHFLETO

Masih Alinejad

 

Qëndresa Sokoli
04.09.2021 19:15
Loading Icons...

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar katër operativë të inteligjencës iraniane, pas një komploti të dështuar për të rrëmbyer një gazetare amerikane dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, tha të Premten Departamenti i Thesarit i SHBA-ve.

Sanksionet vijnë pasi prokurorët amerikanë në korrik i kanë akuzuar katër iranianët, për rrëmbimin e gazetares Masih Alinejad, e cila ishte kritike ndaj Teheranit, në qendër të Nju Jork-ut.

Ndërkaq Irani, këtë komplotë e ka quajtur të pabazë.

“Komploti i rrëmbimit të qeverisë iraniane është një shembull tjetër i përpjekjes së saj të vazhdueshme për të heshtur zërat kritikë, kudo që të jenë”, tha Andrea Gacki, kreu i Zyrës së Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja.

“Synimi i disidentëve jashtë vendit tregon se represioni i qeverisë shtrihet shumë përtej kufijve të Iranit”, është shprehur Gacki.

Sanksionet bllokojnë të gjitha pronat e katër iranianëve në Shtetet e Bashkuara dhe ndalon çdo transaksion midis tyre dhe qytetarëve amerikanë. Jo-amerikanët e tjerë që kryejnë transaksione të caktuara me të katërtit gjithashtu mund t’i nënshtrohen sanksioneve amerikane, shtoi departamenti.

Të sanksionuarit përfshijnë zyrtaren e lartë të inteligjencës me bazë në Iran Alireza Shahvaroghi Farahani si dhe operativët e inteligjencës iraniane Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori, tha Thesari.