“SHBA nuk ka marrë përgjigje për Rafah nga Izraeli”

SHFLETO
Sadiola Xhelili
02.04.2024 11:01
Loading Icons...

Një burim i afërt me video-konferencën e mbajtur mes përfaqësuesve të SHBA-ve dhe Izraelit për veprimet ushtarake në Rripin jugor të Gazës ka thënë se Izraeli ende nuk i ka dhënë përgjigje SHBA-ve për operacionin e paralajmëruar në Rafah.

“Izraeli duhet të japë përgjigje konkrete tani”, ka thënë burimi, duke shtuar se SHBA-të “nuk kishin përgjigje” për pyetjet.

Referuar deklaratës së përbashkët të lëshuar pas takimit, SHBA-të “shprehën shqetësimet në lidhje me drejtimet e ndryshme të veprimit në Rafah”.

Dhe se izraelitët, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi, “kanë rënë dakord të marrin këto shqetësime parasysh”.

Takimi kokë më kokë mes palëve do të zhvillohet javën e ardhshme në Washington.