Lajme

SHBA: Nëntë të vrarë pas të shtënave në një qendër tregtare


Një person i armatosur vrau tetë persona dhe plagosi shtatë të tjerë – tre në gjendje kritike – në një atentat në një qendër tregtare në Allen, Texas.

Kjo, përpara se të qëllohej për vdekje nga një oficer policie që ndodhej aty pranë, thanë autoritetet.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”.

Videoja e Dashcam-it që qarkulloi në internet tregonte një person të armatosur që dilte nga një automjet jashtë qendrës tregtare.

Më pasi, ai filloi menjëherë të qëllonte mbi njerëzit në trotuar.

Më shumë se tre duzina të shtëna mund të dëgjoheshin ndërsa automjeti që regjistronte videon u largua.

Shefi i zjarrfikësve të zonës, Jonathan Boyd, tha se shtatë persona, përfshirë sulmuesin, vdiqën në vendngjarje.

Nëntë të plagosur u dërguan në spitalet e zonës, por dy prej tyre vdiqën.

Tre nga viktimat ishin në gjendje kritike të shtunën në mbrëmje, tha Boyd, dhe katër ishin në gjendje të qëndrueshme.

Dëshmitarët raportuan se kishin parë fëmijë mes viktimave.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden ishte informuar për të shtënat dhe administrata kishte ofruar mbështetje për zyrtarët lokalë.

Guvernatori republikan i Texas-it, Greg Abbott, i cili ka nënshkruar ligjet për lehtësimin e kufizimeve të armëve të zjarrit pas të shtënave masive të kaluara, e quajti atë një “tragjedi të patregueshme”.

Allen është një komunitet i Texas-it me rreth 100 mijë njerëz.

Të shtënat masive janë bërë të zakonshme në SHBA, me të paktën 198 deri më tani në 2023, më së shumti në këtë pikë të vitit që nga të paktën 2016, sipas Arkivit të Dhunës së Armatosur.

Kongresi nuk ka qenë në gjendje të kalojë një kontroll të konsiderueshëm të armëve pavarësisht të shtënave të vazhdueshme masive vdekjeprurëse.

Texas-i i lejon banorët e tij të mbajnë armë të ligjshme pa licencë ose trajnim. Gushtin e kaluar, një gjykatës federal rrëzoi një ligj të Texas-it që rrit moshën ligjore për njerëzit që të mbajnë armë nga 18 në 21.

Medical City Healthcare, e cila drejton 16 spitale në zonë, tha se qendrat e saj të traumës po trajtonin tetë nga viktimat e plagosura, të cilët varionin nga mosha pesë deri në 61 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore