Lajme

ShBA, MB dhe Gjermania mohojnë se kanë financuar protestat ambientaliste në Serbi


Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Gjermanisë në Beograd, kanë reaguar ndaj akuzave se kanë financuar protestat politike dhe ambientaliste në Serbi, përmes një komunikate të përbashkët.

“Këto pretendime nuk reflektojnë partneritetin tonë me Serbinë”, shkruhet në një deklaratë të përbashkët të ambasadave.

Sipas deklaratës, që nga fillimi i procesit të tranzicionit demokratik në Serbi, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë qenë ndër partnerët dhe miqtë më bujarë dhe më të besueshëm të Serbisë, duke ofruar ndihmë financiare në total mbi tre miliardë euro.

“Ne jemi të qartë dhe transparent për këtë ndihmë dhe qëllimet tona: mbështetje për reformat, qeverisjen e mirë, zhvillim demokratik, tranzicion të gjelbër dhe prosperitet”.

“Fonde të konsiderueshme nga kjo ndihmë janë ndarë për Qeverinë e Serbisë ose janë shpërndarë në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë. dhe agjencitë e saj”, vazhdon deklarata.

“Ne refuzojmë pa rezerva të gjitha sugjerimet që shtetet tona, apo organizatat përmes të cilave ne ofrojmë asistencë teknike dhe mbështetje, financim apo veprime të drejtpërdrejta, veçanërisht kundër Qeverisë së Serbisë apo ndonjë politike që ajo ndjek, e cila përfshin financimin e protestave”, përfunon deklarata, transmeton Nova.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, protestat ambientaliste i kishte quajtur si “protestë për para të pista, jo ajr të pastër”.

Ndërkaq Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, i kishte quajtur para të Rockafeller që po financojnë protestat në Serbi, “kundër qeverisjes së mirë të Aleksandër Vuçiç”.

Në Serbi u protestua masivisht nga organizatat ambientaliste gjatë muajve tetor,nëntor, dhjetor të vitit të kaluar, dhe u përcollën edhe në janar të 2022-tës, kundër minierës së linjitit Rio Tinto, e cila përfundimisht u tërhoq nga Qeveria e Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore