Kosova

SHBA dhe BE me deklaratë të përbashkët për Kosovën dhe Serbinë: Shmangni aksionet që kërcënojnë stabilitetin


Ilustrim

“Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin”.

Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i shtetit pas takimit të fundit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në de-përshkallëzim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të situatës dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët theksohet edhe rëndësia e Dialogut Kosovë-Serbi si një mekanizëm kryesor për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjithashtu bazuar në deklaratën e lëshuar nga BE dhe Departmenti Amerikan i Shtetit, të dy palët mirëpresin dhe mbështesin angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ritheksojmë se dhuna kundër civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve të tjera është e papranueshme.

Mirëpo një javë më parë kryediplomati evropian, aksionin e Policisë së Kosovës në Veri të vendit për mallra të kontrabanduara e kishte cilësuar si “veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara”, e cila u konsideruar si një kritikë ndaj Kosovës.

Në këtë deklaratë është ri-potencuar edhe forcimi i angazhimit të BE-së dhe SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor kjo për arsye të mbështetjes së rajonit në rrugën e tij evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore