Bota

SHBA/Cilët janë senatorët që bllokuan certifikimin e zgjedhjeve?


Senati ka bllokuar dy herë certifikimin e zgjedhjeve në SHBA. Fillimisht për shtetin e Arizona-s, më pas për atë të Pennsylvania-s.

Fillimisht, gjashtë senatorë bllokuan certifikimin e shtetit të Arizona-s. Gjashtë republikanët Ted Cruz, Josh Hawley, Cindy Hyde-Smith, Roger Marshall, John Kennedy dhe Tommy Tuberville, u shprehën kundër certifikimit.

Të gjashtë senatorët kanë qenë mbështetës të presidentit Donald Trump gjatë periudhës pas zgjedhore.

Votimi i Senatit në tërësi ishte 93-6. Pavarësisht kundërshtisë nga republikanët, kërkesa e tyre u hodh poshtë duke mos u marrë parasysh.

Shteti tjetër i bllokuar ishte Pennsylvania. Senatori Kennedy u tërhoq këtë herë dhe votoi pro certifikimit. Gjithsesi, pesë republikanëve të mbetur, iu shtuan edhe senatorja e Wyoming-ut, Cynthia Lummis dhe ai i Florida-s Rick Scott.

Në tërësi, votimi për Pennsylvania-n ishte 92 pro dhe shtatë kundër.

Kjo bëri që Senati të tërhiqej dhe të mblidhej për të diskutuar çështjen. Pas një mosdakordësie tjetër, fjala i kaloi Kongresit.

Përpjekja për të shpallur të pavlefshme votat elektrola të Pennsylvania-s, dështoi. Kërkesa u rrëzua dhe 20 votat elektorale të shtetit lindor, shkuan për presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Tentative për bllokimin e certifikimit nga republikanët nuk kaloi pa debate të ashpra.

Përfaqësuesi demokrat nga Michigan-i, Dan Kildee, u shpreh i indinjuar nga kjo përpjekje për të zvarritur procesin. “Shpresoj që SHBA-ja t’i mbajë mend gjatë emrat që i hodhën benzinë çmendurisë”, deklaroi ai.

Pas kalimit të votave të Pennsylvania-s në favor të Biden-it, pritet certifikimi i fitores së tij në zgjedhjet presidenciale amerikane./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore