Lajme

SHBA-BE pritet të shpallin një iniciativë për dërgesat e gazit natyror të lëngshëm në Evropë


Administrata e presidentit amerikan Joe Biden dhe Bashkimi Evropian pritet të shpallin një iniciativë të madhe për të drejtuar dërgesat e gazit natyror të lëngshëm në Evropë. Kjo u njoftua nga zyrtarë amerikanë të njohur me planin.

Njoftimi do të vinte pasi zyrtarët evropianë i kanë kërkuar SHBA-ve të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar ata të shkurtojnë varësinë e tyre nga burimet ruse të energjisë.

Këshilltari i Presidentit Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se një marrëveshje do të shpallej të premten. Sipas një zyrtari amerikan, synohet të sigurohen furnizimet me gaz natyror amerikan dhe hidrogjen për Evropën.

Sullivan u tha gazetarëve në bordin e “Air Force One” të mërkurën se, “një prioritet kryesor si për presidentin ashtu edhe për aleatët e tij evropianë është zvogëlimi i varësisë së Evropës nga gazi rus, ndalesa dhe udhërrëfyesi praktik se si ta bëjmë këtë – çfarë hapash duhet të ndërmerren, çfarë mund të kontribuojnë Shtetet e Bashkuara, atë që Evropa duhet të bëjë vetë”.

Duke folur me ligjvënësit e BE-së në Bruksel të mërkurën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se të gjithë anëtarët e BE-së “mund të kontribuojnë në reduktimin e varësisë sonë nga gazi rus”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore