
Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi i shumicës republikane në Kongres, Kevin McCarthy arritën një marrëveshje në parim për të rritur kufirin e borxhit publik prej 31.4 trilion dollarë dhe për të shmangur falimentimin.
Marrëveshja u njoftua pa festime, gjë që pasqyron se sa të vështira kanë qenë bisedimet dhe se marrëveshja ende nuk ka kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, transmeton agjencia “Reuters”.
“Sapo përfundova një bisedë telefonike me presidentin. Pas muajsh humbje kohe dhe refuzimi për të negociuar, sot arritëm një marrëveshje në parim të denjë për popullin amerikan”, tha McCarthy të shtunën vonë në mbrëmje.
Sipas Biden-it, “marrëveshja është një hap i rëndësishëm përpara, por është gjithashtu një kompromis”.
“Kjo do të thotë se jo të gjithë do të marrin atë që duan. Është përgjegjësi e qeverisë”, shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Marrëveshja do të rrisë kufirin ligjor të borxhit publik, i cili tashmë arrin në 31 mijë 400 miliardë dollarë, për dy vjet.
Disa detaje ende duhet të përpunohen, por McCarthy pret që legjislacioni të shkruhet të dielën dhe mund të votohet të mërkurën.
Sipas ekonomistëve, ky skenar i paprecedentë do të ishte sinonim i një recesioni të madh dhe kolapsit të tregut amerikan, me një “ngjitje” të mundshme që do të përhapej në ekonominë globale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bahreini thotë se 2 ushtarë u vranë në sulmin me dron të Houthi në kufirin saudo-jemen
-
Rumania bllokon pjesëmarrjen e Austrisë në takimet e NATO-s, në shenjë hakmarrjeje për veton në Schengen
-
Lista Serbe shpallë 3 ditë zie për terroristët e vrarë në Veri
-
Prokuroria kërkon paraburgim për 3 terroristët e arrestuar në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri